Ofertë për gjithë nëntorin: libri 3000 2500 lekë, deri më 30 nëntor.

Privatësia

Kjo faqe tregon çfarë të dhënash mbledh forma e porosisë, pse i mbledhim, sa kohë i mbajmë dhe si mund të kërkosh fshirjen e tyre.

Kush përgjigjet për të dhënat

perralle.com është një projekt i IDEA Developers, në Tiranë. Për çdo pyetje ose kërkesë rreth të dhënave, na shkruaj në info@idea-developers.com ose me mesazh në Instagram.

Çfarë mbledh forma e porosisë

  • emrin e fëmijës, moshën dhe versionin e librit (vajzë ose djalë);
  • 3 deri në 8 foto të fëmijës;
  • dedikimin dhe emrin e atij që e firmos, nëse i shkruan;
  • emrin tënd, numrin e telefonit ose të WhatsApp-it, adresën e dërgesës dhe qytetin;
  • shënimin që na lë, nëse lë një;
  • pëlqimin tënd për fotot, me fjalët e sakta dhe orën kur e dhe.

Forma nuk kërkon email dhe nuk merr pagesë. Faqja nuk përdor cookies dhe nuk ka mjete analitike.

Adresën IP nuk e ruajmë me porosinë. Për të ndalur kërkesat automatike, mbajmë për një orë vetëm një gjurmë të koduar të saj, jo vetë adresën. Si në çdo faqe interneti, serveri mban për pak kohë regjistrat teknikë të vizitave (adresa IP, ora, faqja e hapur).

Pse i mbledhim

Emrin, moshën, versionin, dedikimin, telefonin dhe adresën i përdorim vetëm për të bërë librin që porosit, për të të shkruar rreth porosisë dhe për ta dërguar librin. Baza është kërkesa jote për porosi dhe zbatimi i saj.

Fotot e fëmijës i përdorim vetëm për të vizatuar portretin e tij në libër. Baza është pëlqimi yt si prind ose kujdestar, që e jep me shenjën në formë. Pa foto dhe pa këtë pëlqim nuk e bëjmë dot librin.

Të dhënat nuk i përdorim për reklama, nuk i shesim dhe nuk marrim vendime automatike mbi to.

Fotot e fëmijës

  • Në këtë faqe fotot ruhen të koduara, jashtë galerisë së faqes. I shohim vetëm ne, pasi hyjmë me fjalëkalim.
  • Nuk publikohen dhe nuk dërgohen me email.
  • Para se të ruhen, nga çdo foto hiqen të dhënat e vendndodhjes dhe të aparatit.
  • Për të bërë librin, i shkarkojmë në kompjuterin tonë të punës dhe i ngarkojmë në një shërbim të jashtëm për përpunimin e imazheve, me të cilin vizatohet portreti. Serverat e tij janë jashtë Shqipërisë. Përdorimin e fotove për qëllime të tjera nga ky shërbim e kemi të fikur.
  • Nga faqja fshihen sapo libri niset ose porosia anulohet, dhe më së voni pas 90 ditësh.
  • Kopjet në kompjuterin tonë dhe në atë shërbim i fshijmë me dorë pasi libri të dorëzohet.

Kush i merr të dhënat

  • Kompania që mban faqen në serverat e saj: gjithçka që ruhet në faqe.
  • Shërbimi i jashtëm për përpunimin e imazheve, jashtë Shqipërisë: fotot, emri dhe mosha e fëmijës.
  • Shtypshkronja që printon librin: faqet e librit, me emrin dhe portretin e vizatuar të fëmijës.
  • Posta ose korrieri që sjell librin: emri yt, telefoni dhe adresa.

Kur vjen një porosi, neve na vjen një njoftim me email me emrin e fëmijës dhe librin, pa foto, pa telefon dhe pa adresë.

Shërbimi për përpunimin e imazheve ndodhet jashtë Shqipërisë. Fotot ngarkohen atje vetëm me pëlqimin tënd të dhënë në formë. Rregullat për mbrojtjen e të dhënave atje mund të mos jenë të njëjta me ato në Shqipëri.

Sa kohë i mbajmë

  • Fotot në faqe: derisa libri të niset ose porosia të anulohet, më së voni 90 ditë.
  • Të dhënat e porosisë (emrat, telefoni, adresa, dedikimi dhe shënimi) mbahen 12 muaj nga dita e porosisë, pastaj fshihen vetë. Mbetet vetëm cili libër u porosit, versioni, mosha e fëmijës dhe datat.
  • Njoftimi me email mbetet në kutinë tonë postare derisa ta fshijmë me dorë.
  • Kompania që mban faqen ruan kopje rezervë të saj për disa javë. Një foto ose e dhënë e fshirë mund të mbetet në to deri atëherë.

Të drejtat e tua

Në çdo kohë mund të kërkosh: të dish çfarë të dhënash kemi për ty dhe për fëmijën, t’i ndreqim, t’i fshijmë, të marrësh një kopje të tyre, ose të tërheqësh pëlqimin për fotot. Tërheqja e pëlqimit nuk prek atë që është bërë deri atëherë, por pa foto nuk e mbarojmë dot librin.

Të përgjigjemi brenda 30 ditësh, pa pagesë.

Nëse mendon se të dhënat nuk janë trajtuar siç duhet, mund t’i drejtohesh Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale: idp.al.

Si të kërkosh fshirjen

Na shkruaj në info@idea-developers.com ose me mesazh në Instagram, me emrin e fëmijës dhe numrin e telefonit që le në porosi. Fshijmë fotot dhe të dhënat e porosisë nga faqja, nga kompjuteri ynë dhe nga shërbimi i jashtëm, dhe të konfirmojmë kur është bërë.

Ndryshime

Kur kjo faqe ndryshon, ndryshon edhe data më poshtë.

Përditësuar më 15.11.2026.